Spitali i Pejës rrezikon të mbetet pa mjekë

26 Dhjetor 2016 - 09:15      

Smajl Avdimetaj, pas 17 vjet pune në Spitalin Rajonal të Pejës, kardiolog koronar, do të jetë mjeku i parë që do të pensionohet më 2017.

Megjithëse shkuarja e tij në pension, do linte një zbrazëtirë profesionale në koronare, nuk do të ishte aq shqetësuese për drejtues të këtij spitali, po të ishte vetëm ai që do përshëndetej me punën,shkruan sot Koha Ditore.

Kur të pensionohet kardiologu Avdimetaj në muajin maj, ai do e ngrehë “këmbën zhag” dhe pas tij brenda 4 - 5 vjetësh në vazhdim, do të pensionohen më tepër se gjysma e mjekëve specialistë në secilin repart. E në këto reparte, që nga viti 1979 kur është hapur spitali i përgjithshëm në Pejë, sheh kryesisht fytyrat e njëjta mjekësh.

Mjekë të ri janë të rrallë dhe aktualisht sipas drejtorit mjekësor të spitalit, Muhamet Haliti, mosha mesatare e 106 mjekëve specialistë në 18 reparte të spitalit, është 55 vjeç.

(Tekstin e plotë lexojeni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...