Peja s’e ka kryer ende punën me emërimin e rrugëve, kërkesë për liberalizim të vizave [video]

25 Dhjetor 2016 - 21:23      

Komuna e Pejës vazhdon të mos i ketë të emërtuara rrugët e lagjeve të qytetit dhe të fshatrave.

Ky proces, i cili nisi në vitin 2014 ishte i paraparë që të përfundonte më 2015-n por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur, ani pse emërtimi i rrugëve është njëri ndër kushtet për liberalizimin e vizave.

Qytetarët ankohen se orientimi pa emërtimin e afër njëmijë rrugëve të reja po u shkakton vështirësi të mëdha.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Pejës, Islam Husaj arsyetohet duke thënë se Komisioni i cili ishte themeluar për të vënë emrat e rinj të rrugëve ka bërë disa gabime.

Husaj thotë se brenda pak ditësh pritet të mblidhet komisioni përkatës, i cili do të bëjë rishikimin e emrave në mënyrë që ata të vendosen në rrugët e Pejës, vitin e ardhshëm.


Peja s’e ka kryer ende punën me emërimin e... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...