25 Dhjetor 2016 - 19:14
Vendimin për t’u larguar nga ky biznes, Naser Doborshevci, thotë ta ketë marrë pas presioneve, që siç thotë, i janë bërë nga inspektorati i Ministrisë së Arsimit, por edhe ai i Mitrovicës, duke e dënuar dhe duke i bërë shantazhe për të vazhduar me këtë biznes, raporton KTV.
Sipas tij, zyrtarët e inspektoratit madje kanë kërkuar të nxjerrin para prej tij.
Muharrem Peci nga inspektorati rajonal i Mitrovicës, pohon se kushtet në këtë kopsht janë shumë të mira dhe vlerësohet si një ndër kopshtet që i plotëson kushtet e domosdoshme për fëmijë.
Meqë kritikat më shumë Naser Dobroshevci po i adreson karshi inspektoratit të Ministrisë së Arsimit, KTV-ja ka kërkuar të marrë përgjigje prej tyre.
Por, as pas katër ditë pritjeje nuk kanë kthyer asnjë përgjigje. Në Komunën e Vushtrrisë, pritet të bëhet një rinovim i çerdhes së qytetit, pasi ka nevojë për shumë përmirësime.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...