Në Prizren u mbajt mesha kryesore e ditës së Krishtlindjes

25 Dhjetor 2016 - 13:03      

Në Katedralen “Zonja Ndihmëtare” në Prizren, u mbajt mesha kryesore e Ditës së Krishtlindjes. Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, përcolli mesazhin për dashuri, mirëqenie, gëzim dhe jetë më të drejtë dhe më të shëndetshme.

“Ne që e ndjekim në jetën e përditshme shembullin e Zotit, dhe ecim gjurmëve të tij, ne e qeverisim këtë paqe me Krishtin Zot”, tha Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Dodë Gjergji, raporton televizioni publik.

Në këtë kult të shenjtë fetar në qytetin e Prizrenit, besimtarët e krishterë uruan njëri - tjetrin për shëndet e begati për ta dhe familjet e tyre.

Vizitat dhe aktivitete të drejtuesve të Katedrales “Zonja Ndihmëtare” do të vazhdojnë gjatë gjithë javës deri në ditën e ndërrimit të moteve. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...