MASHT, me veprime ligjore për demoluesit e klasës [video]

24 Dhjetor 2016 - 18:19      

“Kështu e festojnë nxënësit e shkollave të mesme në Lipjan përfundimin e gjysmëvjetorit. Marre. Shpërndaje ta shohin të tjerët”, shkruan në faqen e Facebookut, “Lipjan City”.

Në videon e publikuar nga kjo faqe shfaqen pamje skandaloze të nxënësve të një shkolle të mesme diku në Kosovë, e për të cilën fillimisht u tha se është Shkolla e Mesme Profesionale “Adem Gllavica” në Lipjan por që më pas u demantua nga drejtuesit e kësaj shkolle dhe nga kreu i Komunës, Imri Ahmeti, duke përplasur karriget e bankat shkollore.

Për këto veprime, Ministria e Arsimit ka premtuar se do të merren veprime ligjore.

“Ju njoftoj se Inspeksioni i Arsimit është informuar me këtë rast dhe të njëjtin do ta shqyrtoj në fillimin e javës së ardhshme në pajtim me legjislacionin në fuqi. Tani, kjo çështje është në përgjegjësinë e organeve të Shkollës. Për vijimin e trajtimit të këtij rasti do të mund të njoftoheni në detaje në javën e ardhshme. MASHT, në bashkëpunim me DKA-n dhe Shkollën respektive do të ndërmarrin veprimet e parapara ligjore”, ka thënë për KTV-në Faton Fetahu nga Kabineti i Ministrit të Arsimit.

LEXOJENI EDHE KËTË

Zëvendësdrejtori i Shkollës së Mesme Profesionale “Adem Gllavica” në Lipjan, Skender Rudari, i ka thënë KTV-së përmes telefonit se videoja e publikuar nuk është bërë në shkollën e sipërpërmendur.

Të njëjtën gjë e ka thënë edhe kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, i cili është deklaruar se videoja nuk është bërë në komunën të cilën ai drejton.

“Ata që po provojnë me shit si video të ngjarjes kinse në Lipjan nuk i duan të mirën as nxënësve as arsimit në përgjithësi. Kushdo dhe kudo që ka ndodh një veprim i tillë bashkë me ata që po e promovojnë për arsye të ndryshme nuk i duan të mirën vendit tonë. Akte të tilla janë të dënueshme. Lipjanasit nuk kanë kulturë të tillë. As objekti as nxënësit që shihen në video nuk janë nga Lipjani. Ata që kanë lansuar e huazuar video pa autorësi duan përmes videove të tilla të provojnë mohimin e sukseseve të Komunës sonë”, citohet të ketë thënë Ahmeti.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...