Komuna e Pejës ende pa park biznesi

24 Dhjetor 2016 - 12:21      

Ndërtimi i një parku të biznesit ka mbetur i parealizuar për shkak se, siç pohojnë zyrtarët, Komuna nuk po gjen një hapësirë komunale të madhe e të mjaftueshme për ndërtimin e tij. E për të shpronësuar prona private për Komunën qenka pengesë shuma e mjeteve dhe procedurat që, sipas saj, mund të zgjasin disa vite.

As këtë vit që po lemë pas Komuna e Pejës nuk ka arritur të krijojë një park biznesi, në të cilin do të ofroheshin kushtet infrastrukturore për zhvillime të bizneseve. Deri tash komuna ka arritur të sigurojë hapësirë vetëm për industrinë e drurit, në lokacionin e quajtur Zagermë, ku kanë filluar të sistemohen biznese të kësaj veprimtarie.

Për bizneset e tjera apo fabrika të mundshme, e vetmja mundësi i ka mbetur që t’i jepet secilës veç e veç ndonjë hapësirë komunale nëpër lokacione të ndryshme, por jo në një vend. Mungesa e një hapësirë të madhe prej shumë hektarëve bashkë në një lokacion, jepet si arsyetim i zyrtarëve të Komunës për mosndërtimin e parkut të biznesit as këtë vit.

(Artikullin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...