Mungesa e një këshilltari përplas këshilltarët për aspekte ligjore

24 Dhjetor 2016 - 10:32      

Seancë e jashtëzakonshme është mbajtur në Kuvendin Komunal të Podujevës për shkak të këshilltarit të Grupit G plus, Xhevdet Beselica, shkruan sot Koha Ditore.

Opozita e kësaj komune ka kërkuar përgjegjësi nga kryesuesi i Kuvendit, Mehmet Gashi, pasi ka thënë se ai i shkeli ligjet në rastin e këshilltarit Beselica që nuk u morën masa për shkak të mungesave të tij për disa muaj në seancat e Kuvendit Komunal. Shefi i Grupit të PDK-së, Rafet Llapashtica, ka thënë se zbatimi i ligjit dhe i kërkesave në rastin e Xhevdet Beselicës ka qenë zero. Ai ka pyetur nëse ka pasur ndonjë njoftim prej kryesuesit për mungesën e këshilltarit Beselica?

“Në bazë të dokumenteve që ne i kemi, nuk ka. Nëse ti ke pasur dokumente të tjera, pse nuk i kemi pasur edhe ne? Roli yt në këtë rast ka qenë nën çdo nivel për ta kryer punën tënde. Ti nuk na ke njoftuar prej muajit korrik (kur ka munguar Beselica) dhe tash nëse ke ndonjë dokument që e mbulon arsyeshmërinë tregoje”, është shprehur Rafet Llapashtica.

Në këtë mbledhje prezent ishte edhe këshilltari Xhevdet Beselica. Pasi seanca ishte thirrur për të, ka thënë se dëshiron t’i ndajë dy ndjenja me të gjithë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...