Vetëvendosje stolis bredhin me premtimet e parealizuara të kryetarit të Gjilanit

24 Dhjetor 2016 - 09:30      

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, të premten, kanë zhvilluar një performancë para Komunës, ku kanë vendosur një bredh dhe disa fletushka ku paraqiten premtimet e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, të cilat janë dhënë gjatë fushatës elektorale.

Sipas këtij subjekti politik, premtimet që ishin dhënë gjatë fushatës elektorale për uljen e taksave komunale 100 për qind, depolitizimin e administratës dhe të arsimit, rritjen e nivelit të pastërtisë në qytet dhe heqjen e ujërave të zeza në fshatin Malishevë nuk janë përmbushur.

Gjithashtu ata kanë akuzuar kryetarin e Komunës se gjatë mandatit të tij nuk ka bërë asgjë në përmirësimin e klimës biznesore dhe uljen e numrit të të papunëve.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...