Qytetari në Graçanicë përdor vajzën e vogël për ta mbajtur banesën e uzurpuar [video]

23 Dhjetor 2016 - 19:47      

Festat e fundvitit janë bërë të hidhura për Slavisa Stanisavljeviç nga Graçanica.

Zyrtarë të kësaj komune po dëshirojnë ta largojnë nga banesa në të cilën ai me familjen e tij jeton tash e 7 vjet, raporton KTV.

Ai ka kërkuar nga autoritetet e komunës që t’i japin kohë të zhvendoset pas Krishtlindjes.

Pas insistimit të zyrtarëve të komunës për largimin e tij nga banesa, ai ka thënë se do ta vendosë vajzën e tij te dera, nëse policia tenton të thyejë derën.

“Të gjithëve u keni ndihmuar vetëm mua jo. Ju bëni ç’të doni, thyeni dyert e dritaret, unë do ta lë fëmijën tim në derë e pastaj ju vriteni atë. Po të them, tani do ta lë fëmijën në derë, pra po ju them e lë aty, e kushdo që do ta thyejë derën le ta vrasë atë aty. Më gjej një shtëpi tjetër, unë do të dal vetë dhe me të mirë, gjërat do t'i largoj vetë”, ka thënë Slavisa Stanisavljeviq.

Ashtu edhe ndodhi, dera e banesës së tij nuk u hap edhe pas insistimit të vazhdueshëm të zyrtarëve të komunës.

“Unë vetëm po kërkoj të kaloj dimrin këtu dhe asgjë tjetër. As banesë nuk dua dhe asgjë tjetër. E di që nuk do të ma japin. Nuk dua që të më shpërngulin tani. Kjo është marre. Unë kam qenë, e kam lutur komunën, më kanë thënë se do të më lajmërojnë, por nuk më lajmëruan”, ka thënë Stanisavljeviq.

Drejtori i Urbanizmit në këtë komunë, Dejan Jovanoviq, ka thënë se nuk dëshirojnë të shkaktojnë incidente.

“Zotëria e ka vendosur në plan të parë fëmijën e tij. Nuk dëshirojmë që të vijë deri te ndonjë incident. Ai e ka dhënë propozimin e tij dhe për hapat e mëtutjeshëm do të shohim në te ardhmen. Duhet të kemi parasysh se ky banor nuk është në ndonjë kategori ose skemë sociale”, ka thënë Jovanoviq.

Slavisa Stanisavljeviq, që ishte shpërngulur në Graçanicë nga veriu i Mitrovicës, ka thënë se kjo po ndodh, vetëm sepse ai i përket një partie tjetër.


Qytetari në Graçanicë përdorë vajzën e vogël... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...