23 Dhjetor 2016 - 12:35
Krijimi i kolonave të gjata të makinave po manifestohet më së tepërmi rrugës kryesore të qytetit, nga udhëkryqi me semaforë të vetëm në Pejë, te hoteli “Gold”, ndonëse as ata nuk funksionojnë, e deri te rrethrrotullimi më i madh në qytet, te rrokaqielli dhe gjykata.
Pavarësisht periudhës së ditës, kolona e makinave krijohet në këtë rrugë, si edhe në rrugën tjetër që vjen nga spitali që lidhet me të. Secilës makinë i duhen nga pesë e më tepër minuta të kalojë atë pjesë të rrugës jo më të gjatë se 300 metra, derisa arrijnë të kalojë rrethrrotullimin te rrokaqielli. Për dallim nga kjo rrugë që shkarkon qendrën nga makinat, në shiritin e kundërt që shpie për në qendër të qytetit nuk krijohen kolonat e makinave.
Ka disa vjet që qytetarët kanë ngritur këtë problem dhe ankesat e tyre vazhdojnë, në pritje që Komuna ta zgjidhë atë me ndonjë intervenim. Qytetarët fajin ia lenë udhëkryqit trekëndësh që ndan rrugën për në spital dhe qendër të qytetit.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...