KIESA mbështet Kooperativën Bujqësore “Krusha”

22 Dhjetor 2016 - 16:16      

Drejtori i Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), Besian Mustafa dhe Drejtoresha e Kooperativës Bujqësore “Krusha”, Fahrije Hoti, nënshkruan sot marrëveshjen për mbështetje financiare nga ana e KIESA-s për blerjen e “Komorës Ftohëse” për KB “Krusha”.

Besian Mustafa theksoi se përmes kësaj marrëveshje synohet mbështetja e grave në biznes, njëkohësisht promovimi i produkteve vendore.

“KIESA, ka pesë fusha nën mandatin e saj: promovimin e investimeve, eksportit, turizmit dhe në anën tjetër atë të mbështetjes së NVM-ve dhe zonat ekonomike, përmes së cilave ne jemi afër bizneseve dhe ju ofrojmë shërbime në fusha të caktuara. Në këtë rast, mbështetjen dhe promovimin e produkteve vendore që të arrijnë plasimin e tyre edhe jashtë vendit”, tha Mustafa.

Ndërsa Fahrije Hoti informoi rreth aktivitetit që zhvillon kooperativa bujqësore “Krusha”.

“KB Krusha merret me konservimin e specave dhe 12 llojeve të havjarit të ëmbël dhe të djegëset dhe ka për synim depërtimin produkteve të tyre në tregun e jashtëm. Momentalisht përveç tregut vendor ne eksportojmë edhe në Zvicër, Gjermani dhe jemi në negociata edhe për të zgjeruar në tregjet e shteteve tjera”, tha Hoti.

Kjo marrëveshje ka për qëllim rritjen e prodhimit vendor, rritjen e eksportit dhe ngritjen e kapaciteteve konkurruese të kooperativës bujqësore “Krusha”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...