Mitrovica mbledh Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi

22 Dhjetor 2016 - 10:03      

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi ka mbajtur takimin e radhës, të cilin e ka udhëhequr Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Mitrovicës, Musa Dragaj.

Në takim u shqyrtua gjendja e sigurisë në komunën dhe përgatitjet për festat e fundvitit. Për gjendjen e Sigurisë në Komunën e tonë fillimisht ka raportuar kapiteni Ahmet Xhosha, komandant i Stacionit Policor Jugu Mitrovicë i cili foli mbi rëndësinë e gjendjes stabile në komunën.

“Gjendja e mirë dhe stabile në Komunën e Mitrovicës është si rezultat i angazhimit dhe përkushtimit të Policisë, si dhe bashkëpunimit të mirëfilltë që e kemi me të gjithë qytetarët. Fatkeqësisht një rast i rëndë ka ndodhur kur është vra një i ri afër shkollave të mesme të komunës, gjë që i ka tronditur qytetarët. Ne shfrytëzojmë rastin që të apelojmë tek prindërit që të bashkëpunojnë ngushtë me fëmijët e tyre, t’i përcjellin veprimet e tyre që i ndërmarrin, si dhe me këndë shoqërohen, në mënyrë që t’i evitojmë problemet. Po ashtu kërkojmë nga institucionet përkatëse që të shtojnë masat e kujdesit dhe të punojnë më shumë me të rinjtë”, ka thënë ndër të tjera komandanti Xhosha.

Ai ka thënë në vazhdim se krahasuar me vitin e kaluar, rastet e iniciuara sivjet janë zvogëluar për 8.1 %, vepra penale ka më pak për 12.7 %, ndërsa raste kundër pasurisë, vjedhje e rëndë, tentim vjedhje kanë ra për 9.8% .

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Musa Dragaj, ka falënderuar Policinë e Kosovës për punën dhe përkushtimin e tyre, për të ndihmuar qytetarët e komunës. Ai njëkohësisht ka kërkuar nga prindërit që të shtojnë kujdesin e tyre ndaj fëmijëve, sidomos gjatë festave të fundvitit, sepse çdo shkrepje me mjete piroteknike-fishekzjarrë në mënyrë të pakontrolluar rrezikon vetë përdoruesin dhe qytetarët.

Po ashtu, Dragaj kërkoi edhe nga zyrtarët e institucioneve shkollore të kenë kujdes të veçantë me nxënësit, t’i njoftojnë ata për rreziqet të cilat mund t’i hasin nëse veprojnë në kundërshtim me ligjin.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...