22 Dhjetor 2016 - 12:31
Ata e vlerësojnë si të dobët dhe me nivel të ulët të kushteve dhe shërbimeve mjekësore.
Madje shumica e ambulancave nëpër fshatra janë më tepër të mbyllura sesa të hapura.
Kjo gjendje sipas tyre, nuk është përmirësuar as gjatë vitit që po lemë pas.
Hekuran Sejdiu, shef i Departamentit të Shëndetësisë në degën e AAK-së në Klinë, thotë se gjatë këtij viti janë marrë vazhdimisht me problematikën që po e përcjellë mjekësinë primare të Klinës dhe efikasitetin e shërbimeve mjekësore që ofrohen.
Çka theksohet vazhdimisht nga pacientët, siç shton ai, është mungesa e mjekëve në orar të punës pas orës 11.00. Ndërsa ambulancat nëpër fshatra, sipas tij gjendja është edhe ma e rëndë, ku mungon edhe stafi mjekësor.
“Në muajin shtator kur i kemi vizituar 13 njësi të shëndetit primar nëpër fshatra, vetëm në fshatin Sferkë ka qenë i pranishëm mjeku kujdestar, derisa në njësitë e tjera, siç janë ato në fshatrat: Shtupel, Leskoc, Budisalc, Jashanicë e Epërme dhe Gllarevë, kanë qenë plotësisht të mbyllura. Në nëntor serish i kemi vizituar disa prej tyre, dhe gjendja ka qenë e njëjtë, me dallimin e vetëm që në herën e kaluar ambulancat ne Shtupel dhe Gllarevë i kemi gjete mbyllur, kurse herën e fundit qe i kemi vizituar kanë qenë hapur”, thotë Elbasan Racaj nga OJQ “KOHA” (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...