22 Dhjetor 2016 - 11:27
Por kjo çështje sipas CDI-së zvicerane e cila njihet si investitori më i madh në rehabilitimin e ujësjellësve në Kosovë është pothuajse e zgjidhur, ngase procedurat janë në përfundim për furnizimin me 45 mijë ujëmatës për kompanitë rajonale të ujësjellësve në Kosovë. Kompania rajonale e ujësjellësit “Hidromorava” në Gjilan nga programi i CDI-së pritet që të furnizohet me 8 mijë ujëmatës. Kurse kjo kompani është tashmë duke rehabilituar rrjetin e ujësjellësit ku pritet të futen nën menaxhimin e saj edhe 4 komuna të tjera siç janë: Parteshi, Ranillugu, Kllokoti dhe Novobërda.
Astrit Vokshi përfaqësues i CDI-së deklaron se furnizimi me ujëmatës pritet që të bëhet gjatë muajit mars , ngase tashmë janë në përfundim të shqyrtimit të ofertave nga operatorë të ndryshëm që ka të bëjë me këtë projekt. “Është komisioni ai, i cili është duke vlerësuar ofertat edhe besoj që diku nga mesi i janarit nënshkruhet kontrata. Me nënshkrimin e kontratave furnizohen edhe kompanitë rajonale të ujësjellësit në tërë Kosovën me 45 mijë ujëmatës dhe janë diku 257 fshatra (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...