22 Dhjetor 2016 - 10:32
Kjo agjenci është duke investuar gjithsej 150 mijë euro, në të cilën parashihet rregullimi i infrastrukturës rrugore, pastaj muret mbrojtëse, lapidari i ambasadorit Valker, ndriçimi publik, pjesa gjelbëruese, ulëse për vizitorë etj.
Adem Ramadani, përfaqësues i fshatit Reçak, ka thënë se banorët kanë bërë disa herë kërkesë në Komunë që punimet në këtë kompleks të inspektohen nga ekzekutivi me arsyetim se ato nuk janë cilësore. “Ambasadori Uilliam Valker nuk e meriton një kompleks dhe një lapidar të punuar në mënyrë joprofesionale, sepse të gjithë e dimë se ky person ka dhënë kontribut shumë të madh për Kosovën e në veçanti për Reçakun.
Prandaj banorët vazhdimisht i kemi përcjellë nga afër punimet e këtij kompleksi, ndërkohë që projekti ka devijuar, ndaj menjëherë kemi kërkuar zyrtarisht nga Ekzekutivi i Komunës t’i inspektojë punimet”, ka thënë Ramadani. Ai shpjegon se muri mbrojtës i kompleksit në pjesën e epërme, kubëzat e betonit, infrastruktura rrugore dhe disa punime të tjera nuk janë realizuar sipas projektit.
Rreth kësaj çështjeje ka reaguar edhe Labinot Beqa, këshilltar në KK të Shtimes nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, duke kritikuar Komunën për mosmbikëqyrje të projekteve (më shumë, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...