Qytetarët e Rahovecit kërkojnë rregullimin e rrugëve fushore

22 Dhjetor 2016 - 09:39      

Rahovec, 22 dhjetor – Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, të mërkurën, ka mbajtur debatin e dytë publik me qytetarët, para të cilëve ka shpalosur punën e bërë nga Ekzekutivi lokal gjatë këtij viti, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas njoftimit të Zyrës komunale për informim, kryetari Vehapi ka thënë se prej fillimit të vitit 2014, deri në fund të këtij viti është punuar që Komuna e Rahovecit të arrijë stabilitet financiar, ku “mbi 95% të obligimeve të vjetra tashmë janë shlyer ndaj operatorëve ekonomikë, njëkohësisht, duke mos hyrë në obligime të reja pa mbulesë buxhetore”.

Sa u përket investimeve në arsim ka pohuar se “janë ndërtuar dy objekte të reja shkollore, si ai i SHFMU “Isa Boletini” në Rahovec , donacion nga Bashkimi Evropian dhe ndërtimi i objektit të ri të SHFMU “Lidhja e Prizrenit” në Opterushë, i financuar nga buxheti Komunal, si edhe kanë nisur punimet për ndërtimin e objektit të ri të SHFMU ”Mustafë Ibishi” në fshatin Kramovik, investim nga buxheti Komunal dhe se do të ndërtohet objekti i ri i SHFMU “7 Shtatori” me mjete të Ministrisë së Arsimit”.

“Përmes projektit me bashkëfinancim me “Caritas Kosova”–Komuna Rahovec–Ministria e Shëndetësisë janë punësuar 31 punonjës shëndetësorë, 4 mjekë, 2 stomatologë, 25 infermierë”, ka deklaruar Vehapi, përcjellë Zura e informimit... Në të njëjtën kohë ka theksuar se përmes DKRS-së është bërë subvencionimi i klubeve sportive, shkollave të futbollit , OJQ-ve dhe SHKA-ve, me 30 mijë euro.

Ndërsa për investimet në sektorin e bujqësisë ka thënë se janë alokuar 93 serra me 150 m² në bashkëfinancim me fermerët, ku vlera e projektit ka qenë mbi 100 mijë euro, derisa ka përfunduar edhe projekti "Zgjerimi i sistemit të ujitjes në Ratkoc, Vrajak dhe Bratatin", që mundëson ujitjen për 73 hektarë tokë të punueshme. Gjatë kësaj periudhe, sipas Vehapit janë rregulluar katër rrugë fushore dhe ka paralajmëruar se nëntë rrugë të tjera do të rregullohen gjatë vitit 2017 (më shumë, sot në “Kohën Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...