Komuna e Fushë-Kosovës shpenzon 2.4 milionë euro për projekte të dështuara

22 Dhjetor 2016 - 08:35      

Fushë-Kosovë, 22 dhjetor –Zyrtarët opozitarë të PDK-së ia kanë numëruar Komunës së Fushë-Kosovës 12 projekte, që, sipas tyre, nuk janë funksionalizuar asnjëherë, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas një raporti, që ata e kanë quajtur “faktmbledhës për devijimet në qeverisjen komunale të Fushë-Kosovës”, shuma e këtyre projekteve që Komuna ka shpenzuar për to është 2 milionë e 487 mijë euro. Në këtë raport, një kopje të të cilit i është dërguar KD-së, thuhet se këto dështime kanë ndodhur nga veprimet e Komunës të paanalizuara mirë.

“Struktura aktuale qeverisëse në Fushë-Kosovë përmes veprimeve jo të analizuar mirë, keqmenaxhimeve dhe abuzimeve e shpërdorimeve me fonde publike dhe detyra zyrtare për vite të tëra përmes investimeve të dështuara, ka dëmtuar buxhetin dhe bazën ekonomike të komunës sonë me 2,487.000 euro”, thuhet në raportin që, sipas PDK-së, është hartuar nga grupet e ekspertëve të pavarur dhe të PDK-së në sektorë të ndryshëm me kërkesë të Kryesisë së PDK-Dega në Fushë-Kosovë.

Zyrtarët e kësaj partie opozitare kanë përmendur objektin e Qendrës së mjekësisë familjare në Graboc që ka kushtuar 50 mijë euro, ndërkohë që qëndron i mbyllur dhe jambi këqyrje.

“Rrjeti i ujësjellësit në Graboc në vlerë 60 mijë euro, asnjëherë i funksionalizuar; objekti i kopshtit të fëmijëve në Bardh të Madh ka kushtuar 75 mijë euro,asnjëherë i hapur dhe pa mbikëqyrje; objekti shëndetësor në Bardh të Vogël, janë shpenzuar 50 mijë euro, i mbyllur pa mbikëqyrje; objekti i Shkollës së Mesme në Bardh të Madh,në vlerë 300 mijë euro, në shkatërrim të përhershëm, i mbyllur dhe pa mbikëqyrje”, thuhet në raportin e PDK-së (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...