21 Dhjetor 2016 - 20:05
"Sheshi Festiv" përfshin hapësirën e shëtitores kryesore në qendër të qytetit të Mitrovicës, përkatësisht sheshet “Isa Boletini Mehe Uka dhe Adem Jashari”, transmeton Koha.net.
Bahtiri tha me këtë rast se qytetarët e Mitrovicës, edhe përkundër problemeve të shumta që kanë në jetën e përditshme meritojnë të kenë një ambient madhështor festiv.
“Komuna në bashkëpunim me qytetarët, bizneset, OJQ-të dhe shoqërinë civile, kanë kontribuar që zemra e Mitrovicës, të duket e mrekullueshme dhe të ofrojë kënaqësi për kremtimin e festave të fundvitit si asnjëherë më parë. Jo vetëm qendra e qytetit, por kësaj radhe janë dekoruar edhe pjesë të tjera të qytetit dhe unë jam i lumtur që në një ambient të këtillë dhe para juve qytetarë të nderuar, të ju uroj të gjithëve festat e fundvitit. Mitrovica djep i kulturës, i shkencës, arsimit, historisë, sportit e traditës, gjithsesi e meriton një ambient të këtillë festiv madhështor”, tha Bahtiri.
Pas fjalës së shkurtër para qindra qytetarëve, kryetari Bahtiri preu tortën festive, e cila ju shpërnda qytetarëve të pranishëm.
Komuna e Mitrovicës ka sigurua që hapësira prej 3000 m2 të jetë interaktive dhe festive për qytetarët, e cila do të ketë në funksion edhe: këndin artistik të fëmijëve, këndin e fotografisë, këndin “Hapësira performuese” dhe 10 shtëpizat prej druri.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...