AKR dhe VV zyrtarizuan koalicionin në Mitrovicë

21 Dhjetor 2016 - 14:29      

Aleanca Kosova e Re dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë zyrtarizuar sot lidhjen e koalicionit në nivel lokal, në bazë të të cilit do të qeverisin së bashku deri në fund të këtij mandatit.

Marrëveshjen e koalicion e kanë nënshkruar kryetari i komunës dhe njëherësh edhe kryetar i degës së AKR-së në Mitrovicë, Agim Bahtiri, dhe kryetari i Qendrës së VV-së në Mitrovicë, Faruk Mujka, i cili me këtë marrëveshje është emëruar nënkryetar i komunës. I pranishëm nga qendra e VV-së ka qenë Xhelal Sveçla, raporton Veriu.info

“Pas kalimit të të gjitha procedurave nëpër partitë tona, sot kemi ardhur në pikën e nënshkrimit të marrëveshjes. Kjo marrëveshje është bërë për ti çështje të mëdha, që nënkupton kryerjen e punëve me duar të pastra, të punohet vetëm për qytetarët e jo për grupe të caktuara të interesit dhe që Kosova të njihet si shtet me vlera”, ka thënë kryetari Bahtiri.

Në anën tjetër, kryetari i Qendrës së VV-së në Mitrovicë tha se subjektet e caktuara në komunën e Mitrovicës e kanë braktisur qytetarin e kuvendin, duke e kanë lënë kryetarin e komunës në pozitë të palakmueshme.

“Sot jemi duke e zyrtarizuar një marrëveshje, e cila i ka kaluar të gjitha instancat nëpër subjektet respektive, si nga AKR-ja njashtu edhe nga Lëvizja Vetëvendosje. Duke e parë se qytetari i Mitrovicës ka nevojë të madhe për një qeverisje efektive, e cila jep shpresë për të ardhmen e qytetarit, si nga aspekti politik por edhe nga ai social e ekonomik dhe duke e parë përditë e më shumë rritjen e agresionit serb në veri, e cila ka tendencë shtrirjen e saj edhe në pjesë të tjera të Kosovës dhe duke e ditur thjesht qëndrimin e kryetarit në lidhje me këtë çështje dhe me përputhjen e vizionit për zhvillimin ekonomik duke u bazuar në prodhimin vendor dhe në hapjen e vendeve të reja të punës, kemi pranuar që t’i bashkëngjitemi dhe t’i ndihmojmë këtij projekti të kryetarit Bahtiri. Normalisht, duke mos e humbur asnjëherë subjektivitetin e Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Mujka, i cili nga tash është edhe nënkryetar i komunës së Mitrovicës.

Sot u bë e ditur se më këtë marrëveshje të koalicionit, VV-së do t’i takoj pozita e nënkryetarit të komunës, drejtorit të Drejtorisë së Arsimit, drejtorit të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe drejtorit të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...