21 Dhjetor 2016 - 13:13
Zharku u shprehu i kënaqur me investimet e bëra në këtë komunë duke premtuar vazhdimin e projekteve të tjera infrastrukturore.
“Sot përuruam afër 28 kilometra rrugë në komunën e Ferizajt, duke mundësuar lidhjen e dy komunave, Ferizajt dhe Suharekës, me besimin tonë të thellë se ndërtimi i këtyre rrugëve do të ndikojë në qarkullimin më të mirë të qytetarëve, zhvillimin ekonomik dhe në veçanti të bujqësisë në këtë zone, si një fushë mjaft e rëndësishme prioritare në dobi të rritjes së punësimit”, theksoi ministri.
Ndërsa Sfarqa theksoi se është shumë i nderuar që komunën e Ferizajt përsëri po e viziton ministri Zharku me qëllim të përurimit të tri projekteve infrastrukturore shumë të domosdoshme për banorët e Ferizajt.
Asfaltimi i rrugës “Besim Ndrecaj” - “kazerma e FSK-së – Epopeja e Jezercit” kap vlerën prej 81,444.43 eurosh me një gjatësi prej 745 metrash dhe me gjerësi prej 6 metrash, ndërsa asfaltimi i rrugës Ferizaj – Nerodime, segmenti (Ura e Islamit – Jezerc) është në vlerë prej 2,029,274.48 eurosh me një gjatësi prej 6560 metrash dhe me gjerësi prej 6 metrash.
Ndërtimi i rrugës Mushtisht–Budakovë–Jezerc–Ferizaj, loti 2 kap vlerën prej 2,199,120.00 eurosh me një gjatësi prej 10 kilometrash dhe me një gjerësi prej 6,5 metrash.
Këto projekte janë financuar në tërësi nga Ministria e Infrastrukturës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...