
21 Dhjetor 2016 - 11:22
Problematika kryesore e mungesës së ujit ka qenë rënia e presionit të ujit, që shkaktohej nga keqpërdorimi i ujit të pijshëm si në qytet e po ashtu edhe në fshatra, konkretisht nga ujitja e kopshteve e arave me uji nga sistemi i ujësjellësit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Megjithëse ujësjellësi rajonal “Hidrodrini” kishte zhvilluar vazhdimisht aksione për zbulimin e keqpërdoruesve, prapësëprapë banorët në ndërtesa ujë të pijshëm nuk kishin deri në orët e natës.
Për ta përmirësuar furnizimin me ujë të pijshëm sezonin e ardhshëm të verës për banorët në ndërtesa, përveç aksioneve për zbulimin e keqpërdoruesve, “Hidrodrini” shpreson ta arrijë me intervenimet që po i bën këto ditë në dy vende në gypin kryesor të ujësjellësit në qendër të qytetit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...