Foto: Koha

Kontrata për projekte kapitale në Ferizaj për 3 vjetët e ardhshëm pa zotim mjetesh

21 Dhjetor 2016 - 10:47      

Ferizaj, 21 dhjetor – Ekzekutivi i Komunës së Ferizajt ka planifikuar dhjetëra projekte kapitale për 3 vjetët e ardhshëm pa zotim mjetesh buxhetore, derisa në listën e kornizës afatmesme buxhetore janë futur projekte me buxhet nga të hyrat vetjake nëse qytetarët do të mund t’i paguajnë obligimet e tatimit në pronë dhe obligimet e tjera.

Ndërkohë për këto projekte kapitale tashmë janë lidhur edhe kontratat me kompani të ndryshme, ndaj me këtë rast Komuna e Ferizajt po cilësohet se është futur në borxhe mjaft të thella vetëm për t’i joshur qytetarët derisa vitin e ardhshëm pritet të mbahen zgjedhjet lokale.

Gazmend Bytyçi, shef i Grupit të këshilltarëve të PDK-së në KK të Ferizajt ka thënë se lidhja e kontratave për buxhetin e 3 vjetëve të ardhshëm është krejt joligjore dhe shumë e dëmshme për zhvillimin e Komunës së Ferizajt.

“Lidhja e kontratave disavjeçare me nga dy e tre vjet, duke planifikuar mjete p.sh. 10 mijë euro në vitin 2016 pastaj 10 mijë euro të tjera për vitin 2017 dhe 30 apo 50 mijë euro për vitin 2018 nga të hyrat vetjake ka bërë që Komuna të zhytet në borxhe të mëdha publike. Krejt këto lidhje të kontratave bëhen për qëllime elektorale dhe për t’i shfrytëzuar për zgjedhjet e vitit 2017”, ka thënë Bytyçi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...