Foto: Koha

Dështon përfundimi i procesit të emërtimit të rrugëve në Pejë

21 Dhjetor 2016 - 09:20      

Pejë, 21 dhjetor – Procesi për emërtimin e rrugëve në Komunën e Pejës as këtë vit nuk do të përfundojë, megjithëse ishte planifikuar që deri në fund të muajit nëntor t’i vihej “kapaku” këtij procesi të stërzgjatur që gati dy vjet.

Në prill të vitit të kaluar Kuvendi Komunal kishte miratuar listën me mbi një mijë rrugë të emërtuara, kryesisht në vendbanimet rurale, dhe në kohën kur pritej që të nisej edhe vendosja e tabelave nëpër ato rrugë, pasojnë ankesat e paraqitura pas afatit të caktuar kohor dhe bllokojnë procesin e vendosjes së tabelave, shkruan sot “Koha Ditore”.

E ndërkohë këto ankesa dhe disa probleme të tjera teknike nuk janë shqyrtuar fare prej vitit të kaluar, deri para një muaji e gjysmë kur kryesuesi i Kuvendit Komunal thërret sërish komisionin që të takohet dhe të kryej punët e mbetura.

Për përfundimin e këtyre punë kryesuesi i Kuvendit, Islam Husaj, i kishte dhënë afat komisionit deri në fund të muajit nëntor dhe listën e përfunduar ta paraqesë në seancën e dhjetorit për miratim nga Kuvendi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...