KFOR-i dhuron donacion për zjarrfikësit e Zubin Potokut

20 Dhjetor 2016 - 18:58      

Detashmenti i Përbashkët Regjional - Veri (DPR-V) i KFOR-it, ka dhuruar një donacion të këpucëve profesionale, helmetave dhe dorezave për stacionin e zjarrfikësve të Zubin Potokut.

Siç njofton KFOR-i, dorëzim-pranimi i pajisjeve është bërë në prani të zëvendës kryetarit të Zubin Potokut, znj. Latinka Utvic, rreshter majorit të Komandës së KFOR-it, Maurizio Sarasino, komandantit të DPR-V, kolonelit GS Mratin Schuler, personelit të ekipit ndërlidhës (LMT) dhe eprorëve të KFOR-it të Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak.

Me këtë projekt të BCU-së, DPR-V-ja dëshiron që të ndihmojë zjarrfikësit që të rrisin aftësitë e tyre.

“Mbështetja e autoriteteve dhe institucioneve vendore në kryerjen e misionit të tyre, është faktor kyç për ndërtimin e marrëdhënieve të forta në mes të KFOR-it dhe komunitetit vendor.

Aktiviteti i sotëm është pjesë e një plani më të gjerë të mbështetjes që programi i bashkëpunimit civilo-ushtarak i KFOR-it synon për mbështetje të një Kosovë paqësore, stabile dhe shumë-etnike”, thuhet në njoftimin e KFOR-it, transmeton KosovaPress.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...