Kërkohet drejtësi për Donjeta Pajazitajn

20 Dhjetor 2016 - 17:07      

Në organizim të shoqërisë civile, sot në Strellc të Deçanit janë bërë homazhe dhe vënë kurora lulesh mbi varrin e Donjeta Pajazitajt, e cila tash një vit është gjetur e vrarë në Bjeshkët e Nemuna.

Kryetari i komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj kërkoi zbardhjen e këtij rasti kriminal mbi një vajzë të re dhe të pafajshme e cila pat tronditur opinionin.

Ndërsa, Adem Lushaj, në emër të shoqërisë civile kërkoi zbardhjen sa më të shpejt të vrasjes së Donjetës, meqë edhe pas një viti të vrasjes së Donjetës, drejtësia “po fle” duke thelluar kështu dhembjen e familjes, transmeton kp.

Donjeta Pajazitaj, u vra tash një vit pas një muaji humbjeje pa gjurmë, ndërsa si i dyshuar për rastin që atëherë mbahet nën arrest kushëriri i saj, Naser Pajaziti.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...