20 Dhjetor 2016 - 16:11
Me këtë rast, Bahtiri ka nënshkruar pesë kontrata me fermerët-pronarë të pikave grumbulluese të qumështit, që kanë përfituar laktrofriza prej 300 litrash dhe dublikatorë me rrymë prej 200 litra, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
“Ne po bëjmë përpjekje të jashtëzakonshme që të ju mbështesim dhe ndihmojmë për zgjidhjen e problemeve me të cilat ju po ballafaqoheni, e sidomos problemet e ujit dhe të rrymës, që janë parakusht për zhvillimin e blegtorisë dhe më pastaj edhe të problemeve tjera”, ka thënë Bahtiri.
Fermerët përfitues, Sami Voca nga Maxhera, Shaqir Zeqiri, fshati Kaqandoll, Raif Hajra, fshati Shipol, Hysen Musa, fshati Bajgorë dhe Mensur Musa, fshati Bajgorë, u ndanë të kënaqur me pajisjet e fituara. Ata thanë se këto do t’ua lehtësojnë punën e tyre dhe për këtë falënderuan Komunën, si dhe shtuan se kanë akoma nevojë për mbështetje ët drejtpërdrejt të Drejtorisë së Bujqësisë, qoftë përmes ndihmës konkrete, qoftë përmes këshillave.
Projekti bëhet e ditur se ka kushtuar 1.600 euro, ku 80 për qind janë mjete të buxhetit të komunës dhe 20 për qind kanë financuar fermerët.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...