Inspektohet kubëzimi i rrugëve në fshatin Reti e Poshtme

20 Dhjetor 2016 - 15:33      

Vazhdon projekti për kubëzimin e rrugëve në fshatin Reti e Poshtme, ecurinë e punimeve në realizimin e këtij projekti i cili financohet nga buxheti i Komunës, nga afër e kanë parë Idriz Vehapi, kryetar i Komunës së Rahovecit i shoqëruar nga Mirsad Qehaja, kryetari i këshillit të fshatit Reti e Poshtme.

Për fillimin e punëve në kubëzimin e dy rrugëve, Mirsad Qehaja kryetar i këshillit të fshatit Reti e Poshtme, ka falënderuar kryetarin Vehapi, për projekte të cilat janë të një rëndësie të madhe dhe besoj se edhe në të ardhmen do të ketë projekte të cilat janë në të mirë të gjithë qytetarëve të këtij fshati.

Kryetari Vehapi ka thënë se gjatë këtij viti është paraparë që të fillojnë punimet në kubëzimin e dy rrugëve dhe gjatë vitit 2017 do të ketë edhe projekte të tjera të cilat kanë për qellim përmirësimin e infrastrukturës rrugore në fshatin Reti e Poshtme. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...