20 Dhjetor 2016 - 15:10
Me këtë rast kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se kjo është mënyra më e mirë e përmbylljes së aktiviteteve të fundvitit.
“Nuk ka ngjarje më të mirë për t’i përmbyllë aktivitetet e fundvitit se sa kjo konferencë me bizneset, e cila lidhë komunikim të drejtpërdrejt. Prezenca e dy ministrave, Bajrami e Hoti, tregon interesimin që drejtpërdrejt që të komunikojnë me ju edhe për pakot dhe lehtësimet fiskale që qeveria ka ndërmarrë përmes Ministrisë së Financave, sikurse edhe për logjikën e ndërtimit të Partneritetit Publiko Privat që Komuna e Gjilanit është në shpallje të ofertave, e mbi të gjitha për lidhshmërinë që e kemi me ATK-në, Doganën dhe me institucionet tjera që janë sot këtu”, është shprehur Haziri.
Në këtë konferencë bashkëbisedimi kanë marrë pjesë edhe dy ministrat, Avdullah Hoti i MF-së e Hykmete Bajrami e MTI-së, sikurse edhe përfaqësues të ATK-së, doganës, dhe dhjetëra përfaqësues të bizneseve gjilanase, bëhet e ditur përmes një komunikate për media, transmeton Koha.net.
“Po e nënvizoj gatishmërinë e Komunës së Gjilanit të mbështetjes së partneritetit, në mënyrë që të zhvillohen disa nga programet që tashmë duhet të implementohen në kuadër të Partneritetit Publiko Privat, i cili në Gjilan në dy raste po tregohet i suksesshëm, megjithëse njëri po ka vështirësi. Ne po mundohemi të krijojmë ambient të qëndrueshëm, në mënyrë që sektori privat dhe ndërmarrja private ta ketë rolin kryesor në zhvillim ekonomik në Gjilan”, ka thënë Haziri.
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ka thënë se qëllimi i kësaj konference është që të shpaloset pakoja e re fiskale preliminare e Qeverisë, për t’i marrë të gjitha kërkesat e komunitetit të biznesit sa i përket arsyetimit të heqjes së taksave dhe akcizës në mënyrë që ato të përfshihen në këtë pako.
Ajo ka rikonfirmuar mbështetjen për Komunën e Gjilanit për funksionalizimin e dy zonave të lira ekonomike, njëra që do t’i shërbej regjionit e Anamoravës dhe tjetra që është enkas për bizneset gjilanase.
Kurse Hoti, para përfaqësuesve të bizneseve gjilanase, ka prezantuar fazën e dytë të pakos së re fiskale të Qeverisë.
“E para është zgjerimi i listës së lëndëve të para që lirohen nga tatimi doganor, pastaj masa e dytë është heqja e normës së akcizës që përdoret për qëllime të prodhimit dhe masa e tretë që mendoj se është shumë e rëndësishme nga këndvështrimi i konsumatorit është ndryshimi dhe plotësimi i listës së produkteve që i nënshtrohen normës së reduktuar të TVSH-së”, ka thënë Hoti.
Nga ana e tyre, përfaqësuesit e komunitetit të biznesit në Gjilan kanë kontribuuar me pyetje e sugjerime për dy ministrat, që kryesisht kishin të bënin për lirimin nga disa taksa dhe akciza për prodhimet e ndryshme.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...