20 Dhjetor 2016 - 12:40
Me këto shkresa ishte kërkuar që të ndërmerren veprimet sanuese në përputhje me standardet e përcaktuara me Ligjin për Qendrën Historike të Prizrenit, në të gjitha objektet private ku janë hasur parregullsitë, me ç’rast palët kanë pasur në dispozicion një afat prej 60+30 ditësh për veprim. Ndërkohë Drejtoria e Inspektorateve pat paralajmëruar se në fund të gushtit do të niste ekzekutimi i detyrueshëm në këto raste, sipas rekomandimeve të Task Forcës.
Por ekzekutimi i këtyre lëndëve, sipas zyrtarëve përgjegjës komunalë, nuk është bërë deri më tani.
Pos kësaj as Task Forca për Qendrën Historike të Prizrenit nuk është mbledhur nga fundi i muajit maj të këtij viti.
Në këtë mënyrë autoritetet shtetërore të niveleve të ndryshme janë treguar jo-serioze sa i përket trajtimit të shkeljeve urbanistike në Qendrën Historike të Prizrenit, meqë tashmë po del se nuk janë marrë as me “35 rastet”, ku në 8 raste punimet janë në përputhje me projektin; në 1 rast nuk ka filluar ndërtimi; në 9 raste janë vendosur dritare të plastikës në vend të drurit; në 5 raste ka parregullsi me rrethoja, gardh, vitrina apo fasadë; në 11 raste ka tejkalime nga leja e ndërtimit, të natyrave të ndryshme dhe në 1 rast ka tejkalim në gabarit.
Paaftësia e autoriteteve për ta parandaluar degradimin në Qendrën Historike të Prizrenit është konfirmuar edhe nga Raporti i fundit i Komisionit Evropian për Kosovën.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...