Gjilani pritet të funksionalizojë dy zona të lira ekonomike

20 Dhjetor 2016 - 12:37      

Gjilan, 20 dhjetor 2016 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga drejtori për Zhvillim Ekonomik, Agim Zuzaku, ka pritur sot në takim pune ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se në këtë takim është diskutuar kryesisht për funksionalizimin e dy zonave të lira ekonomike, njëra që do t’i shërbej regjionit e Anamoravës dhe tjetra që është enkas për bizneset gjilanase.

“Biseduam me ministren Bajrami, përveç tjerash, edhe për nevojën e funksionalizimit të zonave të lira ekonomike për Anamoravë, e cila mund të përfshinte edhe komunat nga brezi kufitar dhe ndër-kufitar mes Kosovës dhe vendeve në regjion, ku përfshihen 17 komuna. Mbi të gjitha, prioritet i kemi investitorët dhe bizneset që kanë mundësi dhe potencial për zhvillim të zonës sonë”, ka thënë Haziri.

Kurse Bajrami ka thënë se duhet sa më shpejtë që të bëhet ndarja e një parcele për të krijuar këto zona.

“Ne jemi në një fazë shumë të avancuar në Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, të cilët do ta bëjnë ndërtimin e këtyre zonave ekonomike. Biseduam me kryetarin Haziri që sa më shpejt të bëhet ndarja e një parcele, pronë komunale për krijimin e dy zonave të lira ekonomike, njëra që do t’i shërbej rajonit të Anamoravës dhe tjetra që do t’iu shërbej enkas bizneseve gjilanase. Si MTI, i kemi top prioritet investimet në zonat ekonomike në bashkëpunim me BERZH-in”, ka thënë Bajrami.

Përndryshe, takimi i sotëm i ka paraprirë konferencës informuese për Zhvillimin e Sektorit Privat e cila po mbahet në Gjilan, e organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...