20 Dhjetor 2016 - 11:21
Kryetari i Partisë Demokratike, Kadri Veseli tha para të pranishmëve se Pejës i nevojitet vizioni i guximshëm i PDK-se për të ecur më shpejt drejt zhvillimit ekonomik.
“Partia Demokratike e Kosovës, çdo ditë e më tepër ka rritje. PDK do ta zgjerojë edhe më shumë vizionin e vet në Pejë sepse ky qytet dhe njerëzit e saj kanë shpirt ndërmarrës, prandaj i duhet një vizion për zhvillim ekonomik e këtë e gjejnë në Partinë Demokratike të Kosovës”, tha Veseli.
Ndërkaq, kryetari i degës së PDK-së, në Pejë, Xhavit Haliti foli për shtrirjen dhe fuqinë e Partisë Demokratike të Kosovës, në Pejë, duke thënë se po vazhdon të rritet numri i përkrahësve dhe po fuqizohet vizioni i PDK-së.
“Fal punës sonë të përbashkët, radhët e PDK-së po shtohen me aktivistë të rinj. Ky fakt na bënë të lumtur, na jep edhe më shumë motiv dhe forcë për punë dhe angazhim”, tha Haliti.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...