Foto: Koha

Në Prizren faturat e tatimit në pronë pa ndryshim vlerash

20 Dhjetor 2016 - 11:05      

Prizren, 20 dhjetor – Anëtarët e Kuvendit Komunal të Prizrenit me shumicë votash kanë miratuar vendimin për rikonfirmimin e shkallës tatimore, të përcaktuar me Rregulloren për tatimin në pronë të vitit 2015.

Teksa këshilltarët e pushtetit kanë sqaruar se me rikonfirmim nuk do të ketë ndryshim të vlerës së tatimit në pronë të paluajtshme që do të aplikohet gjatë vitit 2017, anëtarët nga radhët e opozitës kanë pohuar se janë kundër një vendimi të tillë, qëndrim ky i ngjashëm si kur është votuar Rregullorja në fund të vitit të kaluar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Pas diskutimeve me 20 vota për, 7 kundër dhe 8 abstenime është miratuar vendimi për rikonfirmimin e shkallës tatimore, të përcaktuar me Rregulloren për tatimin në pronë, i miratuar në dhjetor të vitit 2015... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...