Aksion humanitar “Shijo dhe Ndihmo” në Suharekë

20 Dhjetor 2016 - 09:47      

Suharekë, 20 dhjetor – Në sheshin “Fadil Vata” të Suharekës ka nisur nis aksioni humanitar me moton “Shijo dhe Ndihmo!”, që synon mbledhjen e mjeteve financiare për përkrahje të sëmurëve nga kanceri.

Sipas një njoftimi të Komunës së Suharekës duke filluar nga mesdita e deri në orën 22:00 në këtë shesh “të gjithë qytetarët që duan të kontribuojnë për të ndihmuar të sëmurët nga sëmundja e shekullit-kanceri, do të mund ta bëjnë duke blerë dhe shijuar verë të ngrohtë, çokollatë të ngrohtë, disa lloje të çajeve dhe pije të ndryshme”, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Të gjitha mjetet nga shitja e këtyre produkteve do të shkojnë në Fondacionin “Arbër Ramadani”-për ndihmë të sëmurëve nga kanceri”, thuhet në njoftimin e Komunës së Suharekës.

Aksioni do të zgjasë deri më 31 dhjetor dhe sipas Komunës së Suharekës do të jetë tradicional. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...