Interesim minimal në ankandin e Pejës për 65 vetura të konfiskuara

20 Dhjetor 2016 - 09:11      

Pejë, 20 dhjetor – Komuna e Pejës ka pak mundësi të përfitojë nga ankandi publik për shitjen e veturave të konfiskuara para dy vjetësh.

Për këto makina Komuna ka qenë e obliguar nga gjykata t’ia paguajë rreth 440 mijë euro dënim një operatorit të “merimangave” nga Peja, për qëndrimin me vite në autoparkingun e tij të këtyre makinave të konfiskuara nga policia, shkruan sot “Koha Ditore”.

Nga ky ankand Komuna ka shpresuar që do të rikthente ndoshta një shumë të mirë të mjeteve nga ajo që ka paguar si dënim. Por, sipas shumave që i janë ofruar Komunës nga qytetarët, nuk do t’i nxjerrë as 2 për qind të 440 mijë eurove për këto makina të amortizuara teknikisht, që po i mban qe dy vjet në parkingje të veta të improvizuara.

Menaxheri i Zyrës së prokurimit, Xhemë Berisha, njoftoi të hënën se në ankand e mbyllur të premten kanë qenë të shpallura për shitje 65 makina, por janë pranuar ofertat vetëm për 20 makina. “Interesimi ka qenë shumë i vogël. Na i kemi caktuar çmimin e secilës makinë nga 150 euro deri në një mijë euro, varësisht nga gjendja e makinës.

Kemi pasur një ofertë për një makinë prej mbi një mijë euro, kurse ofertat tjera kanë qenë prej 200 deri 400 euro”, thotë Berisha. Për makinat tjera, siç shtoi ai duhet të përsëritet ankandi. E nëse as në ankandin e dytë nuk do të ketë interesim, atëherë sipas tij, Zyra e Prokurimit duhet të pres vendimin e bordit se çfarë do të vendoset për ato makina, që të zhvillojë procedurat e kërkuara... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...