Foto: Koha

Opozita kërkon largimin e mbetjeve të azbestit

20 Dhjetor 2016 - 08:28      

Hani i Elezit, 20 dhjetor - Opozita në Komunën e Hanit të Elezit ka kërkuar nga institucionet lokale dhe nga Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor finalizimin e projektit për largimin e mbetjeve të asbestit, që po zvarritet prej më shumë se 3 vjetësh.

Fabrika e asbestit në këtë qytet prej rreth 20 vjetësh ka hedhur vazhdimisht mbetjet e saj përgjatë shtratit të lumit Lepenci dhe në disa pjesë të qytetit, ndërkohë këto mbetje përveçqë po e ndotin rrjedhën e lumit, ato mund të sjellin edhe sëmundje vdekjeprurëse, përderisa grimcat e asbestit thuhet të jenë kancerogjene, shkruan sot “Koha Ditore”.

Që nga viti 2000 kjo fabrikë ka dalë jashtë funksionit të prodhimit, ndërkohë mbetjet e tyre të asbestit në dhjetëra hektarë të sipërfaqes arrijnë thellësinë nën tokë prej më shumë se 3 metra, madje të rinjtë e kësaj komune asnjëherë nuk kanë mundur ta shfrytëzojnë as fushën e futbollit, e cila tashmë është e mbushur me mbetje të tilla.

Për finalizimin e këtij projekti në vlerë prej një milion e 200 mijë eurosh, Komuna e Hanit të Elezit ka drejtuar dhjetëra kërkesa zyrtare në MMPH, mirëpo deri tashti nuk kanë marrë ndonjë përgjigje konkrete... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...