19 Dhjetor 2016 - 20:29
Privatizimi i kësaj zone do të ndikojë me shkatërrimin e plotë të fabrikës për t’u zëvendësuar me ndërtime të larta.
Ende pa u hequr tërësisht ndërtesa e ish-Fabrikës së Tekstilit, projekti i ri ka marrë formë, megjithëse vështirë të realizohet tërësisht për shkak të mungesës së hapësirës.
Por, drejtori i Urbanizimit në këtë komunë, Valon Shefkiu, thotë se siç është projektuar ashtu edhe do të përfundojë, pasi, sipas tij, do të prishen objektet e ish -Fabrikës së Tekstilit.
Shefkiu ka thënë se komuna ka dhënë leje për ndërtim sipas të gjitha procedurave të rregullta.
Agjencia Kosovare e Mirëbesimit, Ndërmarrjen “Kombinati i Tekstilit”, në Gjilan e privatizoi në vitin 2005 përmes Valës së shtatë të privatizimit me çmim prej 1 milion e 10 mijë euro dhe me spin off të rregullt.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...