KQZ: Lladrovci kryetar i Drenasit

18 Dhjetor 2016 - 22:16      

Komisioni Qendror Zgjedhor në konferencën e fundit shpallën rezultatet preliminare të raundit të dytë të zgjedhjeve në komunën e Drenasit.

Në bazë të të dhënave që ka grumbulluar KQZ-ja Ramiz Lladrovci merr timonin e komunës së Drenasit.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se në bazë të të dhënave nga qendrat e votimit ka pasur 52 mijë e 569 votues të regjistruar, ndërsa numri i vendvotimeve ishte 72 prej ku edhe janë marrë të dhënat nga këto 72 vendvotime. Sa i përket numrit të nënshkrimeve Daka tregoi se kishte arritur në 23 mijë e 438, ndërsa numri i fletëvotimeve të vlefshme ishte 22 mijë e 718, kurse numri i fletëvotimeve të pavlefshme ishte 581.

Përqindja e votuesve në këtë raund të zgjedhjeve arriti deri në 44.32 për qind. Daka theksoi se Partia Demokratike e Kosovës me kandidatin Ramiz Lladrovci ka 14 mijë e 242 vota apo 62.69 për qind, ndërsa partia Nisma për Kosovën me kandidatin Isa Xhemajlaj ka 8 mijë e 476 vota apo 37.31 për qind.

“Në bazë të të dhënave të dërguara nga qendrat e votimit në komunën e Gllogocit rezultatet preliminare janë si në vijim, votues të regjistruar kemi pasur 52 mijë e 569, numri i përgjithshëm i vendvotimeve 72, numri i vendvotimeve nga të cilat janë dërguar të dhënat 72, pra qind për qind rezultatet i kemi, numri i nënshkrimeve 23 mijë e 438, numri i fletëvotimeve të vlefshme ka qenë 22 mijë e 718, numri i fletëvotimeve të pavlefshme 581, përqindja e votuesve që kanë votuar në vendvotime dhe që kanë dërguar të dhëna është 44.32 për qind, sipas kandidatëve rezultatet janë si në vijim. Partia Demokratike e Kosovës me kandidatin Ramiz Lladrovci ka 14 mijë e 242 vota apo 62.69 për qind të votave, partia NISMA për Kosovën me kandidatin Isa Xhemajlaj ka 8 mijë e 476 vota apo 37.31 përqind”, tha Daka.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...