Prokuroria thotë se nuk ka pasur shkelje ligjore në Drenas

18 Dhjetor 2016 - 21:46      

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se sot gjatë tërë ditës është angazhuar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në balotazhin për Kryetar të Komunës së Gllogovcit (Drenasit).

“Prokurorët e angazhuar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor gjatë ditës kanë pranuar informata të ndryshme lidhur me procesin zgjedhor dhe menjëherë pas marrjes së informatave prokurorët janë angazhuar dhe kanë verifikuar të gjitha të këto informata”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë së Shtetit, transmeton Koha.net.

Ata kanë thënë se sipas të dhënave që kanë mbledhur nuk ka pasur elemente të shkeljeve ligjore që lidhen me veprat penale kundër të drejtës së votimit.

Po ashtu, Prokurori i Shtetit njofton se do t’i përcjellë me vëmendje të gjitha shkeljet e mundshme në kuadër të fazës së tretë të procesit zgjedhor, si dhe do të veprojë sipas kompetencave nëse eventualisht evidentohen dyshime se persona të caktuar kanë kryer ndonjë vepër penale lidhur me procesin e votimit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...