Hoti pranon humbjen: Fitore është se Drenasi s'është më bastion i PDK-së

18 Dhjetor 2016 - 20:49      

Enver Hoti i Nismës për Kosovë ka pranuar se Ramiz Lladrovci ka fituar zgjedhjet, por që fituesi më i madh është Isa Xhemajlaj dhe qytetarët e Drenasit se nuk ka më bastione.

“Është hera e parë që në Drenas që Nisma ka sjellë demokracinë. Sot nuk ka më bastione, Drenasi nuk është më bastion i PDK-së. Kjo është e arritura më e madhe. Shpresoj se kjo do të ndodhë në gjithë vendin. I falënderojmë të gjithë që votuan për ndryshim. Nisma dhe Xhemajlaj janë ballafaquar me gjithë aparatin shtetëror. E gjitha kjo dha rezultat. Lladrovci është fitues, fituesi më i madh është Nisma dhe Isa Xhemajlaj”, tha Hoti, transmeton Koha.net.

Ai ka falënderuar AKR-në dhe partinë Fjala, por për kandidatin e pavarur Xhavit Drenori tha “Xhavit Drenori i la votuesit e vet në mes të rrugës”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...