Në balotazh votuan rreth 5 për qind më shumë se në raundin e parë

18 Dhjetor 2016 - 19:48      

45.39% qytetarë me të drejtë vote kanë votuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune në Drenas.

Kjo është bërë e ditur në konferencën e fundit të KQZ-së. Kryetarja Valdete Daka ka thënë se në këtë përqindje nuk përfshihen votat me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara. Të drejtën për votë në këtë balotazh e kanë shfrytëzuar 23861 qytetarë.

Daka ka thënë se të gjitha qendrat e votimit janë mbyllur me kohë dhe nuk ka pasur parregullsi.

KQZ po ashtu ka njoftuar se në balotazh të drejtën për votë e shfrytëzuan rreth 5 për qind më shumë votues në krahasim me raundin e parë. Në raundin e parë kishin votuar 40.55 për qind të votuesve.

Anëtarët e KQZ-së kërkuan raport të detajuar lidhur me rastin në Nekovc ku raportohet se 30 persona janë lejuar të votojnë pavarësisht se në gishtërinj të tyre ka pas gjurmë të sprejit.

Për konferencën e radhës ku edhe pritet të shpallen rezultatet e para Daka ka thënë se do të njoftohemi me kohë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...