Foto ilustrim

Në Gllanasellë nuk pati votim kolektiv, thotë menaxheri i QV-së

18 Dhjetor 2016 - 19:34      

Menaxheri i Qendrës së Votimit në fshatin Gllanasellë ka thënë se janë të pavërteta raportimet se ka pasur votim kolektiv në këtë qendër.

Bazuar në gjendjen në terren në orën e fundit sa ka qenë duke u mbyllur QV, nuk ka pasur persona në radhë për të votuar.

Edhe monitoruesit e KIZ kanë thënë se gjithçka ka shkuar në rregull dhe nuk pasur incidente të mëdha.

Kjo është qendra e votimit e kandidatit të PDK-së, Ramiz Lladrovci.

Numri i votuesve në këtë qendër ka qenë 51.71 % që është për 16 vota më pak se në rundin e parë.

Dega e Nismës për Kosovën në Drenas, ka mbajtur konferencë për medie, në të cilën shefi i shtabit të Nismës në Drenas, Mehdi Thaçi, tha se në bazë të informacioneve të tyre nga terreni, në fshatin Gllanasellë, është duke u përgatitur për votim kolektiv në orët e mbrëmjes, kjo edhe për faktin se është qendra e vetme ku deri tani kanë votuar një numër shumë i vogël në krahasim me qendrat tjera.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...