Raport i KTV-së për krejt çka ndodhi sot me balotazhin në Drenas [video]

18 Dhjetor 2016 - 19:04      

Me parregullsi dhe shkelje ka nisur rundi i dytë i zgjedhjeve në Drenas, ku dy kandidatët, ai i PDK-së dhe Nismës po garojnë për kryetar të kësaj komune.

Për t’u siguruar se gjithçka po nis mbarë, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, qysh në orët e para të mëngjesit vizitoi qendrën kryesore të votimit në Poklek të Drenasit, raporton KTV.

E më pas, që të dy kandidatët potencialë për kryetar të Drenasit, shfrytëzuan të drejtën e votës.

Prani e shtuar e policisë u pa në shumë prej qendrave të votimit.

Por kjo nuk bëri që problemet të evitoheshin. Në qendrën kryesore të votimit në Drenas, një automjet u pa me flamur të PDK-së, e cili u largua vetëm pasi KTV-ja raportoi për këtë shkelje.

Qytetarët nuk po arrinin të gjenin emrin e tyre në listat votuese.

Mospastrimi i listave zgjedhore po del të jetë njëri ndër problemet kryesore të këtyre zgjedhje.

Organizatat që monitoruan procesin zgjedhor në Drenas, evidentuan një sërë shkeljesh si: votimi familjar, presioni ndaj votuesve etj.

Akuzat të ndërsjella mes dy partive për shantazhe ndaj votuesve nisën vetëm disa orë pasi nisi procesi i votimit në Drenas.

Por votuesit po presin që gjendja në Drenas të përmirësohet pas këtij balotazhi.

E derisa në orët e paradites dalja në votime u konsiderua si e ulët, gjendja ndryshoi në orët e pasdites.

E kjo bëri që edhe problemet të shtoheshin.

Qendra kryesore e votimit në Nekoc të Drenasit po del të jetë njëra ndër qendrat më problemet sa i përket procesit të votimit. Në këtë qendër nuk u lejuan të votojnë rreth 30 persona, për shkak të dyshimeve se ata tentuan të votojnë dy herë radhazi.

Menaxheri i qendrës thotë se asnjëri prej tyre nuk u lejua të votojë derisa situata të zgjidhet.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas po mbahen, pas dorëheqjes së kryetarit të kësaj komune, Nexhat Demaku, i cili u dënua me burgim për krime lufte.


Raport i KTV-së për krejt çka ndodhi sot me... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...