
18 Dhjetor 2016 - 18:40
“Dega e Nismës për Kosovën në Drenas reagon pas informacioneve që na vijnë nga tereni, se qarqe të PDK-së në Drenas, kanë filluar me zhantazhet e mbrëmjes mbi vëzhguesit dhe komisionerët tanë.
Dega e Nismës në Drenas, i bën thirrje PDK’së, që menjëherë të heq dorë nga këto kërcënime të liga që është duke ua bërë komisionerëve dhe vëzhguesve tanë, thuajse në të gjitha qendrat e votimit”, thuhet nga Nisma, transmeton Koha.net.
Ata më tej bëjnë thirrje që të monitorohen me kujdes zgjedhjet, duke shtuar se po lejohet votimi i dyfishtë.
“Dega e Nismës në Drenas u bën thirrje edhe njëherë gjithë organeve gjegjëse që e kanë përgjegjësi monitorimin e procesit zgjedhor, që të vazhdojnë të monitorojnë me kujdes deri në mbyllje të këtij procesi zgjedhor në Drenas. Dega e Nismës në Drenas shprehet tejet e shqetësuar në lidhje me lejimin e votimit të dyfishtë nga zyrtarët e KQZ-së, të cilët me këto veprime do të mbajnë përgjegjësinë për dëmtimin dhe eventualisht prishjen e procesit zgjedhor në Drenas”, ka përfunduar Nisma.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...