PDK fton Prokurorinë të monitorojë ato që i konsideron bastione të veta

18 Dhjetor 2016 - 17:38      

Ndaj deklaratave të Nismës për Kosovën në Drenas, ka reaguar sërish zëdhënësi i PDK-së në Drenas, Betim Berisha që doli në konferencë për medie.

Berisha ka deklaruar se përpjekjet e Nismës, sipas tij, për të prishur zgjedhjet janë të kota, ngaqë sepse votimi po shkon në rregull dhe të gjitha vendvotimet janë nën mbikëqyrjen e KQZ-së, KKZ-së, OJQ-ve dhe prokurorisë, transmeton Koha.net.

“Nisma vetëm ka filluar të propagandojë rreth mbarëvajtjes së zgjedhjeve, duke u munduar t’i godas vendvotimet që tërë Drenasi e di, që janë votues tradicional të PDK-së”, ka thënë Berisha.

Berisha më tej ka bërë thirrje tek Prokuroria e Shtetit, që t’i monitorojë vendvotimet që llogariten si bastione të PDK-së, ku sipas tij, Nisma po tenton ta prishë procesin e votimit.

“Ftojmë organet e rendit të monitorojnë qendrat e votimit në Tërstenik, Sankoc, Nekovc dhe Dobroshec”, ka thënë Berisha.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...