Komuna e Drenasit sqaron pse automjeti zyrtar ishte pranë qendrës së votimit

18 Dhjetor 2016 - 17:14      

Vetura e Komunës së Drenasit zyrtarisht del se i është dhënë në shfrytëzim Komisionit Komunal Zgjedhor.

Komuna e Drenasit ka sqaruar se vetura zyrtare e Komunës së Drenasit, e cila ishte e parkuar para qendrës së votimit në Nekoc të Drenasit, me regjistrimin 01Z-13-03, për të cilën është raportuar më herët, zyrtarisht i është dhënë në shfrytëzim Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ), me kërkesë të tyre, transmeton Koha.net.

Vetura e tipit Toyota i është dhënë në shfrytëzim KKZ për përdorim gjatë zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Drenas.

Bazuar në autorizimin zyrtar, KKZ-ja mund ta përdor këtë veturë deri më 19 dhjetor 2016.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...