
18 Dhjetor 2016 - 15:37
Sipas kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, deri në orën 15:00 kanë votuar gjithsejtë 15,610 votues apo në përqindje 29,69 % nga 52 mijë e 569 votues sa përmban Lista Përfundimtare e Votuesve, raporton Koha.net.
Deri në të njëjtën kohë në raundin e parë (04 dhjetor) patën votuar 14 mijë e 193 votues apo 27% e qytetarëve me të drejtë vote.
“Votimi me asistencë, nëse kryhet sipas ligjit, nuk është i ndaluar”, ka thënë Daka.
Daka ka thënë se meqenëse tani në garë janë vetëm 2 kandidatë, “shpresojmë se do të dalim me rezultatet e para diku deri në orën 22:00, por ndodh që edhe më herët”.
Gjithashtu, kryetarja Daka njoftoi se duke u mbështetur në informacione nga Qendrat e Votimi procesi zgjedhor është duke vijuar normalisht.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...