“Deri në orën 13, votuan rreth 20 për qind e qytetarëve”

18 Dhjetor 2016 - 14:48      

Visar Sutaj nga KDI, në një konferencë për media, tha se deri në orën 13:00, rreth 20 për qind e votuesve kanë dalë në votime.

Ai i ka përsëritur parregullsitë që kanë ndodhur gjatë ditës së sotme, duke theksuar 67 raste të mossaktësisë në listat e votuesve, 54 raste të votimit familjar, e të tjera.

“Një problem tjetër janë rastet e votimit të votës në shkollën në Gllokoc e që komisionerët nuk kanë ditur si të veprojnë. Rast tjetër është asistimi te votuesit nga i njëjti person. Kjo ka ndodhur në Gllanasellë. Në 4 vendvotime, vëzhguesit nuk janë ulur prapa komisionerëve duke vështirësuar punën e tyre. Ka ripërsëritje të parregullsive që i kemi gjetur edhe më herët”, ka thënë Sutaj, ndërsa ka theksuar se pjesëmarrja në votim është mjaft e ulët, raporton KTV.

Ai ka thënë se në Nekoc janë shtuar rastet e tentimeve të votimeve të dyfishta “që tregon se ka tendencë nga partitë që të ndikojnë tek votuesit e tyre”.

Sutaj ka theksuar se janë shënuar edhe 6 raste të fotografimit të votës.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...