KQZ: Pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 11:00 është 7.31%

18 Dhjetor 2016 - 12:24      

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencë lidhur raundin e dytë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar komune në Drenas (Gllogoc).

Në këtë konferencë, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka bëri të ditur se pjesëmarrja në votime e qytetarëve me të drejtë vote deri në orën 11:00 është: 3 mijë e 843 votues, apo 7.31%.

Deri në të njëjtën kohë, në Raundin e Parë (04 dhjetor) patën votuar 7.63% e qytetarëve me të drejtë vote.

Gjithashtu, Daka njoftoi se duke u mbështetur në informacione nga Qendrat e Votimi procesi zgjedhor është duke vijuar normalisht.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka publikuar në faqen zyrtare edhe vegzën ku do të mund të shihni të dhënat lidhur me daljen e votuesve për çdo Vendvotim, në periudha të caktuara, por edhe rezultatet preleminare: http://rezultatet.kqz-ks.org/ 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...