
18 Dhjetor 2016 - 12:20
DnV ka thënë se në 72 vendvotime janë gjithsejtë 346 komisionerë, prej tyre 279 burra (80.64%) dhe 67 gra (19.36% gra).
“Në qendrën e votimit 0321E, në Kishnarekë në shkollën “7 Marsi”, votimi po zhvillohet vetëm në katin e dytë duke pamundësuar votimin për persona me aftësi të kufizuar. Po ashtu në qendrën e votimit në Krajkovë si dhe në Arllat, nuk ka kushte për votim për persona me aftësi të kufizuar. Në vendvotimin 0317E/04D në Llapushnik në shkollën “Hasan Prishtina”, mungon zarfi për fletëvotime të pavlefshme. Në vendvotimin 0306E/02R në Tërstenik, raportohet për jokompetencë të kryesuesit të vendvotimit në kryerjen e detyrës”, është thënë në konferencën për media të DnV-së.
Demokracia në Veprim ka evidentuar edhe disa parregullsi në procesin zgjedhor për kryetar komune në Drenas.
“Në 9 nga 28 qendra të votimit është vërejtur prani e policisë brenda qendrës së votimit. Nuk raportohet për incidente, megjithatë prezenca e policisë në vendvotime është e ndaluar nëse nuk ftohen nga menaxheri i qendrës së votimit. Në Tërstenik, dy persona të paautorizuar janë parë në qendrën e votimit të cilët po i orientojnë votuesit. Ndërsa në afërsi të shkollës “Luigj Gurakuqi” në Stankoc, është raportuar për persona të cilët janë parë duke orientuar votuesit. Në shkollën “Xhevë Lladrovci” në Gllanasellë, vëzhguesit e PDK-së, po asistojnë komisionarët me listën e votuesve. Vëzhguesit në këtë qendër nuk kanë pamje të qartë të procesit të votimit. Në vendvotimin 0321E/01R, në Kishnarekë në shkollën “7 Marsi”, një person ka asistuar dy familjarë për të votuar, ndërsa është ndaluar të asistoj familjarin e tretë. Vlen të theksohet se familjari i tretë edhe pse është nënshkruar në listë të votuesve në shenjë pakënaqësie nuk ka votuar”, ka thënë Ismet Kryeziu nga DnV.
DnV do të vazhdojë të raportojë për të rejat tjera në kohë reale.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...