17 Dhjetor 2016 - 15:38
“Në këtë raund janë akredituar edhe 34 vëzhgues shtesë të cilët do të jenë të pranishëm në ditën e zgjedhjeve në cilësinë e vëzhguesve. DnV do të mbulojë me vëzhgues statikë të gjitha vendvotimet, 72 sa janë gjithsej në 28 qendra të votimit. Ndërsa 5 ekipe lëvizëse do të përkujdesën për të përcjellë situatën jashtë qendrave të votimit. Qendra koordinuese dhe ajo për Media do të jenë në Drenas. Ne mbesim të përkushtuar që të kontribuojmë në rritjen e transparencës integritetit të procesit zgjedhor në tërësi”, thuhet në njoftimin e DnV-së.
DnV ka vëzhguar edhe fushatën zgjedhore të dy kandidatëve, e cila zyrtarisht ka filluar me 12 dhjetor dhe ka zgjatur deri më 16 dhjetor.
“Në përgjithësi fushata është cilësuar si e qetë dhe nuk janë regjistruar incidente serioze. Prania e policisë ka qenë në të gjitha tubimet publike dhe sjellja e tyre ka qenë konform rregullave ligjore. Prania e fëmijëve nën moshën 18 vjeçare është evidentuar në tubimet e të dy kandidatëve, po ashtu edhe e shërbyesve publikë. Pjesëmarrja e grave në fushatë zgjedhore ka qenë shumë e ulët dhe sillet në shifra rreth 5% të të gjithë të pranishmëve”, thuhet në njoftim.
DnV ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Drenasit me të drejtë vote që të ushtrojnë të drejtën e tyre, ndërsa nga kandidatët dhe simpatizantët e tyre kërkojmë që të kontribuojnë në një atmosferë sa më të mirë zgjedhore.
Demokracia në Veprim është koalicion i përbërë nga 10 organizata joqeveritare vendore si dhe 38 organizata tjera partnere. DnV është e përkushtuar në ruajtjen e neutralitetit të saj dhe i përmbahet standardeve më të larta të vëzhgimit të zgjedhjeve.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...